Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus në vend.
Sipas njoftimit, 9 raste vijnë nga Komuna e Prishtinës, 7 raste nga Vushtrria, 3 raste nga Fushë Kosova, 2 raste nga Rahoveci, 2 të tjera nga Podujeva dhe nga 1 rast në Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Gjakovë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 7 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme), komuna e Rahovecit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rahovec), komuna e Podujevës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë”, njofton IKSHPK.