Kompletohen skuadrat në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

Janë kompletuar gjitha skuadrat e kualifikuara në 1/8 e Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e fundit e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës u zhvillua sot mes Dinamos dhe Vushtrrisë, me vendasit që triumfuan 1:0 dhe kaluan tutje.

Nga Superliga e Kosovës janë kualifikuar tetë skuadra në këtë fazë, përjashtim bëjnë Fushë Kosova dhe Liria.

Ballkani, Drita, Gjilani, Prishtina, Feronikeli 74, Malisheva, Dukagjini, Prishtina e Re, Suhareka, Vjosa, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça’89, Rilindja 1974, Llapi dhe Dinamo janë skuadrat që janë kualifikuar në 1/8 e Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshjet e kësaj faze pritet të zhvillohen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Fitues i trofeut të Kupës së Kosovës edicionin e kaluar ishte Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *