Kompanitë e basteve parashikojnë skuadrën e re të Messit

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka thënë se Lionel Messi nuk do të lëvizë nga skuadra. Megjithatë, rinovimi i kontratës nuk ka ardhur akoma dhe klubi katalanas rrezikon ta humbë yllin argjentinas me kosto zero në qershorin e vitit 2021.

Kjo është arsyeja pse kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë një marrëzi shitjen e Pleshtit nga ana e Barçës në afatin e ardhshëm kalimtar dhe kanë parashikuar skuadrat ku mund të përfundojë Leo.

Destinacioni më i mundshëm, me koeficientin 7.50, është Manchester City i Pep Guardiolas, njeriu që e shpiku Messin në rolin e nëntës false dhe ndërtoi rreth tij një ekip legjendar.

Pas “Qytetarëve” vjen Interi, që po kthehet në një zgjidhje gjithnjë dhe më e besueshme: mjafton të mendohet se në pak ditë koeficienti për transferimin e “Pleshtit” te zikaltrit brenda 5 tetorit të ardhshëm, siç ka bërë të ditur Agipronews, ka rënë nga 12 në 9.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *