Kompania kineze dyshohet se po mbështet Rusinë, Lewandowski i jep fund marrëveshjes me ta!

Një nga futbollistët më të mirë në botë, sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, ka ndërprerë marrëveshjen e tij të sponsorizimit me kompaninë kineze Huawei.

Siç konfirmoi agjenti i tij për portalin polak Sportowe Fakty, Lewandowski vendosi për këtë veprim sepse, Huawei dyshohet se ka shprehur një qëndrim pro-rus.

Kjo është publikuar nga gazeta britanike Daily Mail dhe kompania kineze është përgjigjur se është “lajm i rremë”. Me këtë ndërprerje të kontratës, Lewandowski humbi rreth pesë milionë euro.

Por, kjo nuk është e vetmja lëvizje e tillë nga Lewandowski që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kombëtarja e Polonisë e futbollit nuk do të luajë në play-off të Kupës së Botës kundër Rusisë pasi rusët kryen një agresion ndaj Ukrainës.

Si pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2022, polakët kishin planifikuar të luanin në Moskë më 24 mars. Robert Lewandowski, futbollisti më i mirë polak, mbështeti pozicionin e Federatës Polake të Futbollit edhe nëse do të thotë që polakët do të eliminohen nga kualifikimet.

“Ky është vendimi i duhur”, ka thënë ylli i Bayernit. “Nuk mund ta imagjinoj të luaj kundër kombëtares ruse ndërsa Ukraina është nën sulm. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por ne nuk duhet të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh,” shtoi Lewandowski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *