Komisioni i garave: dy dënime në Superligë, nuk lejohet fyerja e gjyqtarëve në asnjë lloj forme

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 11.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 34-t të Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 26-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021.

Vendimet që janë marrë: inicim disipilinor ndaj Gëzim Kullashit të KF Besës, ku në minutën e 77-të kishte fyer gjyqtarët e ndeshjes, me ç’rast është ndëshkuar me karton të kuq.

Tjetër vendim është marrë edhe ndaj ndihmëstrajnerit të FC Prishtina, Debatik Curri, kur në minutën e 78-të kishte fyer asistentin e parë dhe të katërt të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.

Të gjitha këto vendime janë marrë nga raporti zyrtar i ndeshjes, i paraqitur në fund nga gjyqtari kryesor.

Superliga e Kosovës do të mbarojë edhe dy xhiro dhe më pas do të mësohet edhe kampioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *