Komisioni i Disiplinës në Federatën Franceze merr vendim për ndeshjen Nice – Maresille

Komisioni i Disiplinës në Federatën Franceze e Futbollit ka marrë një vendim përfundimtar në ngjarjet që ndodhën në sfidën mes Nice dhe Marseille e vlefshme për javën e 3-të të Ligue 1, sfidë që u ndërpre në minutën e 74-t me rezultatin 1-0 në favor të Nice për shkak se tifozët e skuadrës vendase pushtuan fushën për të sulmuar futbollistët miq.

Gjithçka nisi pas një reagimi të Dimitri Payet i cili në momentet e zhvillimit të një goditjeje një nga shumë shishet e ujit të hedhura në fushë nga tribuna ua kthehu mbrapsht me forcë tifozëve në Allianz Riviera. Kjo sjellje e Payet acaroi në maksimum tifozët e Nice të cilët zbritën në fushë për të sulmuar lojtarët e Marseille dhe u desh ndërhyrja e stjuartëve për të evituar një sherr masiv si dhe ajo e gjyqtarit që ndërpreu përfundimisht ndeshjen duke i dërrguar dy skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Për sjelljen e pahijshme të tifozëve të Nice, komisioni i Disiplinës në Francë ka vendosur që ky takim të luhet në fushë neutrale dhe të fillojë nga fillimi, edhe pse ishin luajtur 74 minuta dhe Nice kryesonte 1-0. Klubit nga Allianz Riviera i është hequr një pikë edhe nga klasifikimi i përgjithshëm ndërkohë që Nice është ndëshkuar për të luajtur edhe tre ndeshje pa tifozë në stadiumin e saj. Komisioni i Disiplinës ka dënuar edhe dy futbollistë që ishin iniciatorë të sherrit si Dimitri Payet që është pezulluar me një ndeshje dhe Alvaro Gonzales që është skualifikuar me dy takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *