Ole Gunnar Solskjaer ka tentuar që të bind gjyqtarin anësor se kishte një penallti për Manchester United ndaj Chelseat.
Djajtë e Kuq luajtën pa gola me The Blues në takimin që u zhvillua në kuadër të javës së 26-tyë në Ligën Premier.
Por, vetëm 16 minuta pasi kishte filluar ndeshja, kishte një moment kontrovers dhe Stuart Attwell nuk mendoi ashtu.
Pasi u ftua nga VAR-i që të shikonte në monitor, gjyqtari vendosi se Callum Hudson-Odoi nuk kishte luajtur me dorë në përballjen me Mason Greenwoodin.
Pas pjesës së parë, Solskjaer shkoi të bisedonte me anësorin që t’i tregonte se ishte penallti për Unitedin, madje duke pasur edhe një kontakt fizik si shembull.
Ole demonstrating to the official Hudson-Odoi's handball pic.twitter.com/ltc5fALmOp
— Football Daily (@footballdaily) February 28, 2021