Kombëtarja ka bërë stërvitjen e fundit pasditen e sotme në prag të sfidës që kuqezinjtë do të luajnë të shtunën ndaj Hungarisë.
Mengjesin e nesërm, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Hungarisë për të bërë dhe stërvitjen e fundit në stadiumin “Pushkash Arena” para sfidës të së shtunës.
Grupi ka qenë i plotë përveç Bekim Balajt që është raportuar që pasditen e djeshme që kishte patur një problem fizik dhe nuk dihet nëse sulmuesi shkodran do të udhëtoje drejt Hungarisë me pjesën tjetër të skuadrës.
Shqipëria do të zbresë në fushë të shtunën mbrëma për tu përballur me Hungarinë në një sfidë mjaft të rëndësishme për fatet e grupit.