Kombëtarja në Belfast bashkon të gjithë, pamjet që vijnë nga kryeqyteti irlandez janë madhështore

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme ku ndeshet me Irlandën e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fitorja do ta “betononte” Kosovën në vendin e dytë çka do të ishte një sukses i mirë, ani pse të gjithë e kemi dëshiruar pozitën e parë në tabelë.

Sesa e rëndësishme është Kombëtarja e Kosovës dëshmon fakti se sot kryeqyteti irlandez i ka mbledhur të gjitha institucionet në një tavolinë me FFK-në.

Ata bashkërisht po e mbështesin Kombëtaren tonë, që dëshmon se Kombëtarja është një institucion i të gjithëve, dhe të gjithë duhet të jenë rreth saj për ta ndihmuar që ta prezantojë shtetin tonë në mënyrën më të mirë tw mundshme.

Sot në Belfast të bashkuar janë parë, ambasadori nga Britania e Madhe, Nicolas Abbott, ambasadori nga Suedia, Jonas Westerlund, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të gjithë janë mysafirë të presidentit të FFK-së Agim Ademi në mbështetje të dardanëve në këtë sfidë tejet t◄ rëndësishme.

Më poshtë gjeni disa foto nga Belfasti që tregon që të gjithë janë bashkuar rreth Kombëtares së Kosovës:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *