Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” e udhëhequr nga Bernard Challandesi do të jenë nikoqirë të Kombëtares së Greqisë.
Pas barazimit (1:1) me Moldavinë të enjten që lamë pas, Kosova synon tri pikët e para në Prishtinë kundër helenëve.
Nga ana tjetër, Kombëtarja greke me të zbarkuar në Prishtinë, është vendosur në hotel “Internacional”, n periferi të kryeqytetit.
Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit të Greqisë ka publikuar një video interesante të futbollistëve helenë nga vendi ku po qëndrojnë para ndeshjes së sontme.
“Mirëdita nga Prishtina”, shkruhet në videon e FFG-së.
Καλησπέρα από την Πρίστινα! #nationsleague #uefa #KVXGRE
Posted by ΕΛΛΑΣ ΕΘΝΙΚΗ ΟΜΑΔΑ (GREECE NATIONAL TEAM) on Sunday, September 6, 2020