Kombëtarja e Kosovës në baskteboll e fillon sot misionin për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.
‘Dardanët’ do të përballen me Irlandën me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Atmosfera në kampin e Kosovës është mjaft e mirë, derisa nga lista e gjerë ka disa mungesa.
Erjon Kastrati dhe Domenic Artis nuk do të jenë për shkak të lëndimeve, derisa gjendja e Lis Shoshit do të vlerësohet deri në fund.
Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin, kombëtare me të cilën do të përballen në sfidën e dytë më 25 shkurt në udhëtim.