Kololli si Maradona, kalon tre mbrojtës dhe shënon gol të bukur (VIDEO)

Benjamin Kololli ka vazhduar formën e tij të mirë duke shënuar gola pas rifillimit të ligës në Zvicër

Ai sot luajti kundër St Gallen për Kupën e Zvicrës, të cilën skuadër FC Zurich e shkatërroi me rezultat të përgjithshëm 0-4 për t kaluar në fazën tjetër.

Kololli shënoi golin e tretë për skuadrën e tij pasi kaloi tre lojtarë të St Gallen për të shënuar një gol të bukur.

Ndryshe, skuadra e Kolollit, FC Zurich e fitoi këtë ndeshje me rezultat të thellë, 0-4. Goli i parë ishte autogol, i shënuar nga Rufli. Edhe në këtë gol gisht kishte Kololli.

Dy golat e tjerë për Zurichun i shënoi Tosin Aiyegun një në minutën 64 dhe në minutat shtesë të ndeshjes. /GE/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *