Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, ka thënë se nesër do t’i nënshtrohet kontrollave mjekësore për të mësuar seriozitetin e lëndimit të pësuar në fundjavë.
Kololli të shtunën realizoi një gol për Zurichun, por u largua shkaku i lëndimit në fund të pjesës së parë.
Zuerichu pësoi 2:1 në udhëtim nga kampioni në fuqi Young Boysi në xhiron e parë të Superligës së Zvicrës.
“Nesër do të shkoj te mjeku te shoh se sa serioz është lëndimi”, ka thënë Kololli për Kohën.