Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar gol në ndeshjen hapëse të elitës së futbollit të Zvicrës.
Kololli realizoi gol të bukur kundër Young Boys për skuadrën e tij Zurich.
Ai shënoi me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar.
Gjithsesi, vendësit kanë gjetur më pas golin e barazimit dhe pjesa e parë është mbyllur 1-1.
Kolloli është një nga lojtarët kryesor të Zurich.