Kojasevic i dyti me vlerën më të lartë tek Feronikeli, i katërti në Superligë

Malazezi, Damir Kojasevic dhe klubi i Feronikelit kanë arritur marrëveshje.

Lajmi u bë i ditur nga uebfaqja e skuadrës prej Drenasit, që përmes një shkrimi njoftoi fansat me futbollistin.

Feronikeli tashmë ka dy prej katër futbollistëve me vlerën më të madhe në Superligë brenda skuadrës.

Bëhet fjalë për Marko Simonovskin që u afrua disa ditë më parë dhe tashmë edhe Damir Kojasevic-in.

Simonovski ka vlerë 450 mijë euro dhe është i dyti sa i përket çmimit të vendosur nga Transfermarkt pas Gledi Micit, teksa Kojasevic do të jetë futbollisti i katërt përsa i përket vlerës.

Mesfushori ofanziv vlerësohet me çmimin 350 mijë euro, teksa para dy vitesh kur luante për Vardarin vlera e tij kishte shkuar deri në 750 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *