Koha për t’u zgjuar nga ëndrra/ Barcelona nxjerr në shitje Rei Manajn, nuk i përshtatet filozofisë blaugrana

Rei Manaj zbarkoi në Barcelonë janarin e këtij viti dhe ishte duke përjetuar ëndrrën e tij. Fati ishte me të, teksa mungesat në sulm për katalanasit bënë që lojtari shqiptar të thërritej nga Setien me yjet e Barçës dhe e vetmja gjë që mungoi ishte debutimi.

Por situata ka ndryshuar shumë shpejt. Dëshira e madhe për të dhënë maksimumin me ekipin B me qëllim arritjen në skuadrën e parë duket se nuk ka për tu përmbushur. Ka ardhur koha për t’u zgjuar nga kjo ëndwrr e bukur, pasi “Mundo Deportivo” zbulon se Barcelona po mendon të ulë më tepër moshën në ekipin e dytë, ndërsa në listën e personave që dalin në shitje renditet edhe Manaj.

Sipas medias në fjalë katalanasit duket se kanë kuptuar që sulmuesi shqiptar nuk i përshtatet filozofisë së tyre. Për këtë arsye janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat që do të vijnë për të. Në rast se klubet do të interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit, atëherë mund të kemi një largim të tij nga Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *