Koha e Sergio Ramos, sheh dritë në fund të tunelit

Pas shumë muajsh, ish kapiteni i Realiut do të zbresë në fushë me fanellën e klubit të ri, Paris Saint Germain.

Sergio Ramos është gati për debutimin me PSG-në.

Ish-kapiteni i Real Madrid ka lënë pas problemet fizike dhe ditën e sotme e ka kryer të plotë seancën stërvitore me ekipin e Mauricio Pochettinos.

Pochettino nuk ka konfirmuar asgjë, por ka zëra se ai do të ftohet për sfidën e së shtunës, kur PSG do të përballet me Nantes (17:00), sfidë në kuadër të xhiros së 14-të të Ligue 1.

Tifozët francezë po e presin me padurim debutimin e mbrojtësit spanjoll me skuadrën e tyre të zemrës.

Sergio Ramos do të grumbullohet për duelin e fundjavës dhe trajneri Pochettino pritet t’i dhurojë minutat e para me PSG-në.

PSG-ja e kryeson kampionatin me 10 pikë më shumë se Lensi në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *