Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman pranoi se ai do të preferonte ta kishte Lionel Messin ende në radhët e tij, por ai beson se lojtarët tjerë të ekipit të tij tani mund të dalë në pah.
Messi u largua javën e kaluar nga Barcelona, për t’u bashkuar me PSG, ndërkohë mbrëmë skuadra blaugrane luajti ndeshjen e parë zyrtare pa argjentinasin, me ç’rast fitoi me rezultatin 4:2 ndaj Sociedad.
Koeman beson se loja e Barcelonës tani do të jetë më kolektive dhe lojtarët mund të shkëlqejnë edhe pa Leo Messin.
“Mendoj se loja jonë mund të jetë më kolektive se më parë, por unë do të preferoja të kisha Messin në ekipin tim”, tha Koeman pas ndeshjes me Real Sociedad.
“Fillimi i sezonit të ri me një fitore është gjithmonë i rëndësishëm. Jam i kënaqur me nivelin që kemi treguar ”, përfundoi ai.