Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeaman, ka dhënë një intervistë për Sport, ku ka folur për sulmuesin Lionel Messin.
Ai ka dalë hapur dhe ka theksuar se argjentinasi ia ka demostruar se është më i miri në botë.
“Kur erdha më thanë se Messi nuk ishte i lumtur. Ne folëm në shtëpinë e tij. Ai më shpjegoi arsyet dhe unë isha i ndershëm. I thashë se e vetmja gjë që mund të ndryshoja është futbolli, sistemi i lojës, pozicioni në fushën e lojës dhe rëndësinë e tij në skuadër. Problemet që kishte me klubin nuk mund t’i ndryshoja“.
“Messi më ka treguar se është një person që do të dojë, të jetë më i miri dhe të vazhdojë të jetë më i miri, dhe pse ka patur probleme me klubin”, – tha ai.
Numri një i stolit foli dhe në lidhje me Griezmann.
“Ai po punon mirë, pavarësisht se e ka thënë vetë se ka nevojë të përmirësohet. Lojtarët kanë momentet e tyre të vështira dhe ne mund ta ndihmojë të tregojë më të mirën, por në fund është gjithmonë në duart e tyre”, – tha Koeman.