Ronald Koeman thuhet se i ka kërkuar bordit të Barcelonës që t’i sjellin Memphis Depay dhe Eric Garcia gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjigantët katalanas kanë pasur një fillim të edicionit jo edhe aq të mirë nën drejtimin e Koeman, ku dëmtimet kanë qen të shumta, ndërsa edhe Lionel Messi nuk ka qenë në më të mirën e tij,
Barca kishte disa shënjestrat në afatin kalimtar veror si Memphis Depay, Eric Garcia dhe Georginio Ëijnaldum, por që nuk arriti t’i konkretizojë.
Mundo Deportivo shkruan se klubi mund të rikthehet për dy nga këta lojtarë muajin tjetër.
Koeman thuhet të ketë kërkuar disa nënshkrime të reja, duke besuar se sulmuesi i Lyonit, Depay dhe qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Garcia, mund të ndihmojnë rinovimin e ekipit të tij.
Sidoqoftë, çështjet janë të komplikuara pas largimit të presidentit Josep Maria Bartomeu, ndërsa zgjedhjet që do të zhvillohen në mes të afatit kalimtar të janarit.
Barca gjithashtu njoftoi humbje prej pothuajse 100 milionë euro për vitin e fundit financiar. /Telegrafi/