Koeman: Pique është stërvitur, mund të jetë titullar ndaj PSG-së

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka treguar situatën e mbrojtësit Gerard Pique në prag të përballjes me Paris Saint Germain.

Barcelona do të udhëtojë në Parc des Princes që të përballet më Paris Saint Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, përkundrazi mungesave të shumta, Pique duket se është rikthyer nga lëndimi dhe mund të startojë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.

“Pique është mirë, është stërvitur mirë me bashkëlojtarët në pesë ditët e fundit”, tha Koeman.

“Ne jemi pozitivë për Pique në bazë të asaj që kemi parë, tani do presim edhe një ditë dhe të vendosim nëse do të jetë titullar”, përfundoi Ronald Koeman.

Ndërsa, mjekët kanë deklaruar se Araujo nuk është ende i gatshëm të jetë titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *