Ronald Koeman nuk ka mbetur aspak i kënaqur me VAR.
Ronald Koeman ka parë skuadrën e tij të mposhtet në ‘El Clasico’, me rezultatin 1:3, por beson se gjithçka u vendos nga penalltia që i dha Realit epërsinë 1:2.
Koeman insiston se nuk e kupton VAR dhe se kjo teknologji po përdorohet vetëm në dëmin e Barcelonës.
“Penalltia kishte shumë influencë. Nuk e kuptoj VAR, mendoj se VAR përdorohet vetëm kundër Barcelonës”, ka thënë Koeman.
“Ato kapje ndodhin gjithmonë në zonë. Ne kemi luajtur pesë ndeshje dhe s’kemi përfituar asnjëherë nga VAR”, shtoi trajneri holandez.
Barca vazhdon të ketë vështirësi në La Liga, duke mbetur tashmë prapa skuadrës së Real Madrid në klasifikimin në tabelë.