Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka komentuar shortin e hedhur në kuadër të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit do përballen me gjigantin francez, PSG, përcjellë lajmi.net.
Koeman e sheh këtë ndeshje mjaftë të vështirë, por njëkohësisht atraktive.
“E dinim se do përballeshim me skuadër të fortë, por gjithashtu do jetë vështirë për PSG-në sepse edhe ne jemi skuadër e fortë. Mendoj se barazimi është i drejtë”.
“Kanë lojtarë të mirë dhe ne kemi lojtarë të mirë, do jenë ndeshje atraktive, në Barcelonë dhe Paris”, deklaroi ai.
Ndeshja e parë do zhvillohet në “Camp Nou”, pastaj kthyesja në “Parkun e Princave”.