Ronaldo Koeman ka thënë se Barcelona ka të ardhme tani vetëm falë tij, si një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të presidentit të klubit Joan Laporta se trajneri holandez duhet t’i plotësojë disa kushte për ta merituar vazhdimin e qëndrimit në Camp Nou.
E ardhmja e Koemanit si trajneri i Barçës nuk është bash e sigurt dhe marrëveshja e tij e tanishme mbaron në fund të këtij sezonit.
Por ai është i bindur se do të qëndrojë në stolin e Barcelonës, duke u thirrur në marrëdhëniet e përmirësuara me Laportën dhe, siç thotë ai, punën e mirë që e ka bërë me ekipin.
“Marrëdhëniet e mia me Laportën janë përmirësuar, por javën e kaluar ndodhi diçka që unë besoj se nuk është e drejtë”, tha Koeman për NOS.
“Ai po linte të kuptohej se trajneri nuk e ka të gjithë pushtetin. Ai foli shumë dhe nuk u tregua i mençur në dy raste. Kjo mund të bëhet privatisht. Më pëlqen kur presidentët përfshihen dhe bëjnë pyetje, por kjo nuk duhet të ndodhë në media. Ky ishte problemi”, shtoi ai.
Koeman e pranoi se dëshira e tij është të vijojë të mbetet trajner i Barcelonës edhe pas vitit 2022.
“Jam i hapur për të qëndruar këtu. Po kaloj mirë. Falë meje ky klub ka të ardhme”, nënvizoi Koeman.
Koeman u emërua trajneri i Barçës verën e vitit 2020 dhe përfundoi në vendin e tretë në La Liga në vitin e tij të parë në stol.
Ai e fitoi një trofe gjatë sezonit të tij të parë në klub, Kupën e Mbretit 2021, duke e shkatërruar 4:0 Athletic Bilbaon.