Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, vazhdon të frenoj zërat që flasin për një pakënaqësi të Lionel Messit me ecurinë e skuadrës nën drejtimin e tij, duke thënë se argjentinasi është shumë i përkushtuar në punën e tij të përditshme.
Edhe në inervistën e tij të fundit, Messi deklaroi se verën e kaluar përjetoi shumë telashe me klubin deri në pikën sa ai kërkoi zyrtarisht të largohet, por që klubi nuk ia lejoi një mundësi të tillë.
“Për mua, nuk keni pse të më pyesni duke thënë se iu pëlqen sepse e shoh çdo ditë. I kushton atij, si çdo sulmuesi tjetër, të mos fitojë çdo lojë. Nuk e di se çfarë do të thotë ai por e shoh dëshirën e tij çdo ditë ”, tha Koeman.
“Nuk e di nëse kjo ndikon pozitivisht te lojtarët e tjerë. Skuadra është shumë e bashkuar, ata janë të pakënaqur ashtu sikur unë për rezultate të ndryshme. Vitamina më e mirë është të fitosh lojëra. Leo është i integruar dhe po punon për të fituar gjëra.”, theksoi në fund trajneri holandez.