Barcelona po përpiqet me të gjitha mjetet që Samuel Umtiti të përfshihet në operacionin që do ta çonte Memphis Depay-n në kryeqendrën e Katalunjës.
Skuadra e Barçës e konsideron si përparësi largimin e mbrojtësit qendror francez, për të cilin ka pasur pak interes gjatë gjithë verës.
Paga e tij e lartë dhe problemet fizike janë pengesa serioze kur bëhet fjalë për t’i gjetur një destinacion të ri.
Kërkesa e holandezit Koeman për të blerë Memphis Depay-n hapi një rrugë të re për Barçën: përfshirjen Samuel Umtiti në negociata.
Duhet kujtuar se Barça e ka blerë Umtitin pikërisht nga Lyoni, klubi i dashurisë së tij, ku luajti për katër sezone në periudhën 2012-2016.
Më ketë rast, Barcelona kërkon të vrasë dy zogj me një gur: të marrë sulmuesin që kërkon Koeman, por edhe të çlirohet nga një lojtar që nuk ka bindur në “Camp Nou”.
Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia nuk ia mbyll derën mbrojtësit, por kurrsesi nuk mund të pranojë kthimin e tij me kushtet e Barcelonës.
E para, nuk mund t’i paguajë 8 milionë euro në sezon dhe e dyta, askush nuk ka siguri nëse gjuri i tij është në gjendje më ideale për të garuar në nivelin më të lartë çdo katër ditë.
Ndërsa klubi i Barcelonës po studion mënyrën e shitjes, nëpërmjet klauzolave të ndryshme, Lioni mbetet mbetet i rezervuar, por pa thënë “jo”.