Barcelona e ka pësuar edhe humbjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas disfatës nga Bayerni në ndeshjen e parë, “katalanasit” janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë nga skuadra portugeze Benfica me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Estadio da Luiz”.
Pas këtyre dështimeve, e ardhmja e trajnerit Ronald Koeman është në rrezik të madh pasi mund të shkarkohet nga drejtuesit e Barcelonës në orët e ardhshme.
Zhvillimet e reja i ka dhënë gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili ka thënë se Barça mund ta shkarkojë shumë shpejtë Koemanin.
Ai madje i ka përmendur edhe Xavi Hernandezin dhe Roberto Martinezin si emrat që janë në listën e ngushtë për ta pasuar trajnerin holandez.