Trajneri holandez, Ronald Koeman duket se i ka ditët e numruara në stolin e Barcelonës.
Mbrëmja poshtëruese natën e kaluar kundër Benficas ishte e papranueshme për bordin katalunas, të cilët kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e ish-trajnerit të Everton.
Në ditët e fundit emri që është lakuar për t’u emëruar trajner i Barcelonës është ai i Ralf Rangnick, të cilin Joan Laporta e kishtë monitoruar edhe sezonin e kaluar kur e ardhmja e Koeman ishte e paqartë.
Emrat e tjerë që janë përmendur për të drejtuar Barcelonën janë ish-mesfushori i Barcës Xavi Hernandez dhe trajneri Roberto Martinez.