Shkëndija e Tetovës do të luajë të dielën transfertën e vështirë ndaj Akademia Pandev, vendi i dytë dhe i tretë në klasifikim deh që lven shumë për garën titull në ndjekje të Vardar dhe zonën Europiane.
Por, vendimi i fundit i klubit të Pandev ka qenë disi i çuditshëm, pasi edhe pse rrezikojnë gjobë, nuk do të lejojnë që tifozët kuqezi, pra shqiptarët e Shkëndijës, të shkojnë në Strumica për të mbështetur ekipin e trajnerit Gjoka!
Tifozët e Shkëndijës reagojnë në rrjetet sociale:
BALLISTËT NUK LEJOHEN TË UDHËTOJNË NË STRUMICË!
“Entuziazmi i madh që na ka kapluar të gjithë neve, për ta mbajtur titullin e kampionit në Tetovë, po na e ‘zbeh’ vendimi i klubit të futbollit ‘Akademija Pandev’ të cilët nuk na pranojnë si tifozë mysafir në stadiumin e Strumicës.
Ky vendim qesharak, nuk do të ndalojë ekipin tonë që të rikthehet fuqishëm në gjysme-sezonin e ligës futbollistike të Maqedonisë Veriore 2019-2020.
Tifo-grupi ynë, bën hapur thirrje deri tek përgjegjësit e klubit të Shkëndijës, që tifozët mysafir të cilët do të dëshirojnë të udhëtojnë në Stadiumin e qytetit të Tetovës, t’ju jepet e drejta e tyre si tifoz mysafir që të jenë prezent në stadium, kështu që kualiteti i futbollit në vend të ngrihet sa më lart dhe të arrihen hapat e duhura bashkë me klubin tonë KF Shkëndija”./topi.com/