Klubi italian konfirmon, tre lojtarë dhe një zyrtar i klubit të infektuar me koronavirus

Tre lojtarë të kategorisë së tretë italiane që luajnë me US Pianese janë testuar pozitivë me koronavirus, këtë e ka konfirmuar klubi toskan të premten.

“Për momentin janë tre të infektuar, tre lojtarë dhe një zyrtar i klubit,” shkruan klubi nga Sienna në një deklaratë për shtyp.

“I pari është një lojtar i ri i cili ka pasur temperaturë dhe dhimbje koke të shtunën, kur ekipi ishte jashtë fushe për t’u ndeshur me Alessandria në ndeshjen e kampionatit.

Lojtari i dytë është izoluar në shtëpi, teksa nuk po shfaq më asnjë simptomë, ndërsa i treti ka pak temperaturë.

Personi katërt që është testuar pozitiv është një zyrtar i klubit, ai ka qenë me temperaturë gjatë natës, është transportuar me ambulancë në një spital të Sienës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *