Klubi italian dënohet me minus dy pikë në tabelë, kjo është arsyeja

Catania që garon në divizionin e tretë të futbollit në Itali, Serie C, është dënuar me heqjen e dy pikëve shkaku i mos pagesave ndaj lojtarëve.

Catania u dërgua në Komitetin Disiplinor në nëntor për mospagimin e pagave.

Një nga futbollistët e klubit kishte dhënë një deklaratë duke thënë se ata nuk janë paguar që nga korriki.

Klubi u shpall fajtorë sot, dhe iu hoqën dy pikë të cilat do të zbatohen në renditjen e tyre të këtij sezonit.

Pas këtij dënimi, Catania tani ka 20 pikë në Serie C dhe ndodhet në vendin e 11-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *