Cagliari sic duket është ‘dashuruar’ me futbollistët shqiptarë. Pas Alen Sherrit, drejtuesit kanë ‘piketuar’ edhe Mirlind Dakun.
Për repartin e sulmit kërkohen përforcime dhe sulmuesi kuqezi duket se përmbush kërkesat e drejtuesve, të cilët janë hedhur në “aksion” për transferimin e tij.
Sipas ‘RPL Sky’ bëhet me dije se skuadra italiane ka bërë ofertë për shërbimet e 26-vjeçarit.
5 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh, që kanë të bëjnë me performancencën e lojtarit, me numrin e ndeshjeve, golat dhe asistet.
Por pavarësisht kësaj oferte, te Rubin Kazan vazhdojnë të rezistojnë për sulmuesin kuqezi.