Klubi i Serie C me përgjigje epike ndaj Jose Mourinhos

Deklarata e Mourinhos ka sjellë kaos në futbollin italian.

Ai kritikoi lojtarët e tij se ishin pa karakter dhe si rrjedhojë duhet të luanin në Serinë C. Kjo ka sjellë irritim nga ligat inferiore, ku së fundmi ka reaguar një klub i kategorisë së tretë në Itali.

“Olbia Calcio”, klub që militon në kategorinë e tretë ka postuar një video në rrjetet e tyre sociale, ku duket trajneri duke iu bërtitur lojtarëve.

“I dashur Mourinho, Seria C është si Seria A. Vetëm se është më poetike dhe romantike.”, shkruhej në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *