Klubi i Premierligës e do Armando Brojën

Armando Broja mund të largohet gjatë këtij muaji nga Chelsea.

Sulmuesi shqiptar do ta ketë të vështirë të bëjë vend në ekipin e Mauricio Pochettinos, prandaj edhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.

Gjiganti mediatik britanik “The Guardian” raporton se përfaqësuesi shqiptar është bërë objektiv i West Ham United.

Ky klub është në kërkim të zëvendësuesit të Gianluca Scamaccas, i cili u rikthye në Serie A për t’iu bashkuar Atalantas.

E “Blues” nga ana e tyre po e kërkojnë një sulmues me emër, mbi të gjitha Dusan Vlahovicin, i cili mund të shkëmbehet me Romelu Lukakun.

Kështu, për Brojën nuk do të kishte vend në “Stamford Bridge”.

Sulmuesi shqiptar mund të huazohet në West Ham ose të shitet përfundimisht.

Ai është i vendosur ta bëjë një sezon të madh duke i lënë prapa krahëve lëndimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *