Klubi i madh italian pranë shkarkimit të trajnerit

Trajneri i Torinos, Marco Giampaolo, raportohet se mund ta humbas punën e tij për shkak të rezultateve shumë të dobëta deri më tani.

“Tuttomercatoëeb”, raporton se ish-trajneri i Milanit, i cili ishte shkarkuar nga “Rossonerët” pas vetëm shtatë ndeshjeve në sezonin 2019/20, mund të përballet me të njëjtën situatë tek Torino.

Skuadra e Giampaolos ka marr vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

Raporti më tutje shton se Roberto D’Aversa dhe Leonardo Semplici janë dy alternativat për Torinon, derisa po përgatiten për t’u ballafaquar me Genoan të Mërkurën.

Kjo ndeshje dhe ajo ndaj Crotones janë deçizive për të ardhmen e Giampaolos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *