“12 klube nënshkruan një marrëveshje 120 faqesh me Superligën dhe ajo është ende e detyrueshme për 11”, tha Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit dhe një nga promotorët e këtij kompeticioni, dje në ‘Football Business Summit’ organizuar nga ‘ Financial Times’.
Klubi që e ka braktisur këtë projekt është Interi.
Kjo pasi skuadra italiane kishte një klauzolë që e pengonte të bashkohej me projektin nëse nuk merrte mbështetjen e të gjithë sponsorëve të saj.
Pjesa tjetër e klubeve vazhdojnë të jenë të lidhura me projektin, jo vetëm tre që kanë mbetur publikisht: Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.
Tetë të tjerët, tashmë pa Interin, nënshkruan kontrata detyruese që i mbajnë në Superligë, pavarësisht se u shkëputën përmes komunikimeve në orët pas shpalljes së dështuar të turneut vetëm pak muaj më parë.