Klube të mëdha italiane dhe spanjolle në kërkim të Xherdan Shaqirit

Liverpool ka njoftuar prej kohësh se, Xherdan Shaqiri do të jetë në mesin e lojtarëve të cilët mund të largohen gjatë verës nga “Anfield”.

Për sulmuesin shqiptar janë të interesuara disa klube italiane por edhe spanjolle.

Roma dhe Lazio janë dy skuadrat italiane që kanë shfaqur interesim për Shaqirin.

Mirëpo, për 29vjeçarin opsion mund të jetë edhe Sevilla, klubi i njohur spanjoll.

Vlera e përcaktuar për Shaqirin nga kampioni aktual anglez, Liverpool, është 23 milionë pound, mirëpo mbetet të shihet deri në fund se me çfarë çmimi mund të shitet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *