Kosova sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Guinenë, derisa trajneri Bernard Challandes kishte vendosur ti provojë disa elementë të ri.
Demokracia.com raporton se disa menaxherë nga Turqia sot kanë qenë prezent në stadium, derisa kanë vëzhguar futbollistin Muharrem Jashari.
Këtë gjë e ka konfirmuar për Demokracia edhe ish-futbollisti Besart Cecelia i cili ishte prezent në ndeshje.
“Ka shumë menaxherë në ndeshje. Unë i kam sjellë disa që janë ardhur për Jasharin por për fat të keq trajneri nuk i dha shumë hapësirë”, ka thenë Cecelia.
Jashari u aktivizua në minutën e 75 -të.
Ai duket se e ka të sigurtë kalimin tek Drita, por primare mbetet një transferim jashtë vendit.