Xherdan Shaqiri më në fund pritet të rikuperohet nga lëndimi i tij.
Futbollisti nga Kosova që aktivizohet te Liverpooli do të rikthehet shumë shpejtë në fushën e gjelbër.
Këtë lajm e ka dhënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes me West Bromin.
Përveç Shaqirit, te Liverpooli priten të rikthehen shumë shpejtë edhe Thiago dhe James Milner.
“Thiago Alcantara mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën nga java tjetër. James Milner dhe Xherdan Shaqiri janë gjithashtu në garë për të bërë të njëjtën gjë”, deklaroi Klopp.