Klopp për gjendjen e Jotas pas lëndimit: Nuk është mirë

Liverpool ka arritur fitore të madhe dje ndaj rivalit Manchester City.

Skuadra e Klopp shënoi fitore në “Anfield” me rezultat 1-0.

Përpos fitores, Klopp megjithatë nuk mori lajme të mira për lëndimin e Jotas i cili u detyrua të bartej për t’u larguar nga fusha i lënduar.

Tekniku gjerman foli për portugezin ku tha se gjendja e tij nuk duket shumë mirë

“Diogo, do të doja që të mos më duhej të flisja për këtë. E kam parë anash në ekran, jam i pari që e kam parë. Kur e pashë që ai zbriste dhe nuk kishte shumë kontakt, mund të shihni pak që dikush e shkel këmbën dhe ndoshta muskuli u zgjat shumë, 96 minuta, kjo nuk është e mirë për muskujt. Ai e ndjeu menjëherë dhe tani duhet të presim për të parë sa keq është”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *