Klopp: Nuk kemi shanse për top katërshe, rrezikojmë ta humbasim edhe pozitën e pestë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk mendon se do ta sigurojnë top katërshen pavarësisht rezultateve pozitive së fundmi.

“Reds” triumfuan me mund ndaj Tottenhamit në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultat 4:3, dy gola u shënuan në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, Klopp u pyet lidhur me top katërshen por tekniku gjerman deklario se nuk ka mundësi të ndodhë, përkundrazi duhet të frikësohen se mos mbeten jashtë Evropës.

“Sigurisht që jo. Nëse United dhe Newcastle fitojnë të gjitha ndeshjet, si mund të jemi ne aty?”.

“Nëse fillojnë të humbasin atëherë jemi afër. Deri atëherë duhet t’i fitojmë ndeshjet që të kualifikohemi se paku në Evropë”.

“Brighton zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira këtë vikend që kam parë në jetën time. Duhet ta them, Roberto De Zerbi, wow. Ata janë prapa nesh me dy ndeshje më pak të zhvilluara”.

“Aston Villa po përmirësohet. Nëse mund t’i mbajë ata prapa nesh do të jetë sukses”.

Klopp komentoi edhe deklaratën e trajnerit të përkohshëm të Tottenhamit Ryan Mason që sugjeroi se Diogo Jota duhej të ndëshkohej më të kuq pas ndërhyrjes ndaj Skipp.

“E kuptoj atë. Ryon duhet të shqetësohet për gjërat e tjera. Tottenham ka skuadër të mirë, duhet të luajnë futboll më të mirë. Ata nuk munden të luajnë vetëm me kundërbritje, duhet të luajnë futboll me tërë skuadrën”.

“Diogo Jota e kishte këmbën lartë por nuk mendonte ta godiste në kokë. Dëgjova se Oliver Skipp mund të merrte karton të kuq. A foli edhe për këtë?”

“Të dëshirojë Diogo Jotan jashtë fushës, shqetësohu për gjërat e tjera”, nënvizoi ai.

Me renditjen momentale Liverpool zë pozitën e pestë me 56 pikë, shtatë më pak se Man United që renditet në vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *