Liverpool nuk po kalon në formë të mirë në këtë sezon.
Finalisti i vitit të kaluar në Champions League pësoi humbje në shtëpi pikërisht nga kampioni në fuqi, Real Madrid me rezultat 2-5.
Gjermani, Jurgen Klopp me skuadrën e tij po lufton për një pozitë në Top 4 në Premier League pasi gjasat për titull tani pothuajse janë zero.
Megjithatë tekniku i “The Reds” thotë se ai ka rinovuar kontratën me klubin anglez së fundmi dhe nuk e ka ndërmend të largohet, kurse paralajmëroi ndryshime të mëdha gjatë verës në skuadër.
“Do të duhet të bëjmë diçka gjatë verës, kjo është e kuptueshme. Një nga arsyet pse nënshkrova një kontratë të re është sepse [për të krijuar një ekip të ri]. Vitin e kaluar nuk kemi pasur ndryshime të rëndësishme. Tani duhet të zbulojmë se kush do të largohet nga klubi përpara se të bëjmë plane”, u tha Klopp gazetarëve në një konferencë për shtyp të premten.