Skuadra e Real Madridit ka fituar ndaj Liverpoolit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar sot në Di Stefano, lojtarët e Zinedine Zidane kanë triumfuar ndaj Liverpoolit me rezultatin 3:1.
Pas ndeshjes, Klopp tha se skuadra e tij u mundua, por mund të luante më mirë, pasi vetëm me paraqitje të mira mund të kalosh në gjysmëfinale.
“Pjesa e parë shkoi keq sidomos. Ne nuk luajtëm aq mirë. Nëse doni të kaloni në gjysmëfinale duhet të luani mirë, por ne nuk e bëmë këtë”, tha fillimisht Klopp.
“Pas ndeshjes është e lehtë të thuash që duhet të kisha bërë ndryshe lojën. Para pushimit nuk mund të ndryshoja, mendova se nëse do të kishim 7-8 minuta në top formë dhe mund të ktheheshim në lojë. Lojtarët e dhanë maksimumin edhe pse nuk ishte ndeshja më e mirë”.
“Ne mund të luajmë shumë më mirë. Ne kemi presionin e lojës në shtëpi, duhet të shënojmë pa pësuar dhe kjo është gjëja më e vështirë kundër Realit. Ne kemi parë sa të fortë janë, por sidomos kur mund të luajnë në kundërsulm. Për sa kohë që ka një shans që të përpiqemi”, përfundoi ai.