Klopp merr lajme fantastike, dy yje i rikthehen stërvitjeve

Virgil van Dijk dhe Roberto Firmino i kanë dhënë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, një gëzim të madh, teksa u panë që janë rikthyer ushtrimeve në terrenin stërvitor.

Dyshja u panë të dy duke buzëqeshur jashtë në Qendrën e Stërvitore AXA pasditen e sotme, teksa vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet përkatëse.

Van Dijk nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga një lëndim në muskul kundër Brentfordit muajin e kaluar, ndërsa sulmuesi brazilian pësoi një lëndim gjatë kampit stërvitor në Dubai.

Përplasja e “Të Kuqve” kundër Wolverhamptonit në Premier Ligë të shtunën, ndoshta do të vijë shumë shpejt për të dy yjet, por ata mund të kthehen në të ardhmen e afër për të lehtësuar krizën e vazhdueshme të lëndimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *