Klopp: Ky ishte Liverpooli im më i keq, tani përmirësimi është i lehtë

Liverpool pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe zbret në vendin e 8 të renditjes, teksa këtë herë ishte Brighton që u dha një shuplakë “të kuqve”, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 3-0.

Jurgen Klopp pranoi se kjo ishte padyshim ndeshja më e keqe e Liverpoolit, që kur ai është ulur në pankinë, teksa shprehet se stafi teknik me të në krye, kanë përgjegjësinë kryesore për këtë situatë të vështirë.

“Kjo ishte padyshim një nga paraqitjet më të këqija tonat dhe që kur kam ardhur këtu, nuk kujtoj ndonjë ndeshje tjetër më të dobët. Dukej sikur gjithçka shkonte në mënyrë perfekte për Brighton dhe ndonëse u përpoqëm të ndihmojmë djemtë në fushë, nuk ia dolëm. Duhet të organizohemi më mirë, duke nisur nga ndeshja e ardhshme. Të bëjmë më mirë se kaq është e lehtë, pasi jemi në një pikë shumë të ulët dhe na del për detyrë të kthejmë faqe sa më shpejt”, u shpreh Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *