Klopp kërkon më shumë transferime nga pronarët e Liverpoolit

Kur kanë mbetur 3/4 javë deri në fillimin e sezonit të ri të Premier Ligës, skuadrat po e shfrytëzojnë merkaton për tu përforcuar me lojtarë.

Njëra nga këto skuadra është edhe Liverpooli, i cili fillimisht largoi lojtarët si Keita, Milner, Oxlade-Chamberlain e Roberto Firmino, ndërsa tani thuhet se pranë largimit janë edhe Jordan Henderson e Fabinho.

Ndërkaq, “Të Kuqtë” kanë arritur të transferojnë vetëm dy mesfushorë deri tani, Alexis Mac Allister nga Brightoni dhe Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig.

Por, si duket Klopp nuk është i kënaqur me vetëm këto dy prurjet e reja, dhe këtë gjë ua ka bërë të qartë pronarëve të Liverpoolit.

“Ne kemi diku edhe 3/4 ditë deri te ndeshja e parë (e sezonit), duhet të ndodhin disa gjëra deri atëherë. Sigurisht. Do të ndodhin, dhe ne do të kemi një skuadër të mirë. Besoni në ne. Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të kemi një sezon që nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Klopp.

Thuhet se Liverpooli po punon vazhdimisht për të paktën edhe dy transferime të reja në skuadër, të cilët pritet të përforcojnë mesfushën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *