Priste spektakël e ndoshta në kuptimin më të saktë të fjalës nuk e pa, megjithatë fitorja ndaj Milanit vlen. Jo vetëm për shpërblimet e UEFA-s e as për të mbyllur grupin me pikë të plota. Gjermani dëshironte përgjigje nga të tijtë dhe i mori, pavarësisht se Liverpuli i shfaqur në “San Siro” ishte i stërmbushur me zëvendësues. Pas ndeshjes, tekniku i anglezëve u ndal për mediat në konferencë për shtyp gjatë së cilës analizoi edhe fitoren e të tijve.
Një tjetër mbrëmje e madhe për ju në Evropë, apo jo?
Patjetër. Donim të fitonim shumë këtë ndeshje dhe duke parë rezultatin mund të them se ia dolëm. Vërtet në fushë hodha një formacion që i habiti të gjithë, megjithatë jam shumë i kënaqur për djemtë dhe mënyrën se si u sollën në fushë.
Pa shumicën e titullarëve, por përsëri rezultativë…
Jam krenar për të gjithë. Lojtarët vunë shpirtin në lojë dhe luajtën mirë. Taktikisht ishim të disiplinuar dhe mendoj se e merituam fitoren. Për ne ka qenë në rrugëtim i mirë në Champions, por i tillë duhet të vijojë të jetë edhe nga shkurti e më tej. ]
Prisnit spektakël nga Salah dhe Ibra. Vetëm Mohamedi e mbajti fjalën…
Kam shumë respekt për Zlatanin. Duhet të jesh i çmendur të luash në këto nivele deri në moshën 40- vjeçare. Nuk do ta bënte dot askush që nuk quhet Ibrahimoviçit. E të mendosh që stol im ishte sa mosha e tij (qesh).
Nuk shënoi sepse e bllokuat apo sepse Milani nuk prodhoi shumë?
Ibra dhe i gjithë Milani u munduan të bënin lojën e tyre, por mbrojtja jonë u tregua më e zonja. Sa për Ibrën komentet janë të tepërta. Karriera e tij flet qartë se çfarë lojtari është.