Klopp flet për lëndimet e shumta në skuadër dhe tregon kohën e rikthimit të tyre

Liverpooli ka arritur fitore në finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat me rezultat minimal 1-0 pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Jurgen Klopp ka dhënë përditësime për pesë lojtarë përpara ndeshjes së Liverpool në FA Cup kundër Southampton të mërkurën.

“Në një botë ideale ju do të mendonit për ndryshimet për ndeshjen e Southampton”, tha trajneri gjerman.

“Ne nuk jetojmë në një botë ideale për momentin, por nuk e kam bërë ende formacionin. Edhe dy orë deri në takimin tonë, do të shohim. Lojtarët do të vijnë dhe do të kontrollohen. Dje ishte një ditë vlerësimi për fitimin e kupës”.

“Ryan Gravenberch pësoi një dëmtim të rëndë në finalen e Kupës së Ligës dhe u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë. Lëndimi “mund të ishte shumë më i keq”, tha Klopp, duke shtuar se mesfushori do të jetë jashtë të paktën dy ndeshjet e ardhshme.

Tutje Klopp foli edhe për rikthimin e mundshëm të Mohamed Salah, Darwin Nunez apo mesfushorit hungarez Szoboszlai.

“Ne kemi nevojë për mrekulli me disa lojtarë, prandaj nuk dua të përjashtoj askënd, por është prekje dhe largim. Darwin , Mo Salah, Dominik Szoboszlai, duhet të shohim,” shtoi ai.

“Wataru Endo gjithashtu pati një goditje të madhe, kështu që nuk do të thoja se është ‘shumë përmirësuar’ që nga e diela”, deklaroi Klopp.

Liverpooli të mërkurën mbrëma luan në Anfield përballë Southamptonit në kuadër të Kupës FA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *