Klopp feston ashpër para gjyqtarit, rrezikon dënimin (Video)


Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk përmbajti entuziazmin e tij në fitoren 2-1 ndaj Bournmouthit. Skuadra liverpulase ka vuajtur shumë në këtë periudhë dhe gjermani u lehtësua pas 3 pikëve të marra.

Numri një i stolit festoi shumë ashpër golin e Mo Salahs, madje mund të rrezikojë dënimin. Egjiptiani mori një top të mirë nga Sadio Mane brenda zonës dhe nuk fali kundërshtarin, por festa e vërtetë për barazimin ishte jashtë fushe.

Klopp u kap nga kamerat duke e festuar golin përballë fytyrës së gjyqtarit të katërt. Ai i drejtoi dy herë grushtin fitimtar. Një veprim që mund të sjellë pasoja për teknikun gjerman. Klopp mund të pezullohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *