Klopp dhe Guardiola e kanë harruar se ku janë

Boxing Dau është e shenjtë në Angli dhe kurrë si këtë vit nuk është vënë në diskutim.

Pandemia po pushton Mbretërinë e Bashkuar dhe tri ndeshje janë shtyrë deri tani. Shumë trajnerë kanë kërkuar pezullimin e kampionatit, një ide që nuk është pëlqyer nga Simon Jordan, ish-president i Crystal Palace, i cili ka sulmuar ashpër Pep Guardiola-n dhe Jurgen Klopp:

“Ndoshta i duhet dhënë ndonjë pickim dikujt që ta kuptojnë sa me fat që janë, sepse po të mos ishte për futbollin mund të punonin në McDonalds”, ka thënë Jordan për TalkSport.

“Tifozëve u pëlqen kjo traditë. Klopp e ka harruar ku ndodhet? Ajo që të jep punë është pikërisht kërkesa e madhe; po të mos ishte kjo, as ai dhe as kolegët e tij nuk do të merrnin dhjetëra miliona sterlina në vit”.

Sulmi kundër Guardiola-s:

“Pep mund të jetë i suksesshëm, por dyshoj se mund të fitojë pa para. Tani mjaft, ta luajë atë ndeshje të mallkuar! Pjesa më e madhe e lojtarëve që njoh duan të luajnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *